Tentativa për të zhvilluar #PriMARRE, tentativë për të përçarë demokratët

spot_img
Advertisements

Nga Vendim Demaj

Z.Arif Rexhmati, nuk e kam as komshi, as farefis, as nuk kam qenë në shkollë apo ushtri, në luftë jo e jo dhe as nuk kam punuar apo tregtuar me të, por e njoh nga veprimtaria politike ku na ka bashkuar ideali dhe mbi të gjitha morali dhe dinjiteti njerëzor.
Tek Arifi kam parë që spikat fisnikëria, burrnia dhe ideali, që për asnjë çmim ai nuk ka pranuar të bëj pazar dinjitetin dhe moralin e malësorit, por u ka qëndruar stoik vlerave dhe parimeve, pavarësisht kostove që ka paguar.
Duke e njohur veprimtarinë dhe karakterin e z Rexhmati tash 30 vite,
e kam thënë dhe e them me forcë që Ai është personi i vetëm i duhur që mund të përballet ndershmërisht me armatën e oligarkisë së imoralitetit, hajnisë dhe krimit.
Çdo tentativë për të bishtnuar dhe dyjëzuar këtë kandidaturë potenciale fituese për Bashkinë Kukës, është shërbim i pastër që i bëhet bandës së Rilindjes.
Tentativa për të zhvilluar #PriMARRE, është model i degraduar justifikues ndaj demokratve,
që bëhet me qëllim për të riripërçarë dhe shpërndarë demokratët e lodhur, të mashtruar dhe të keqpërdorur,
vetëm e vetëm për të garantuar fitoren e nipit të Lalës, të Rilindjes imorale.
Boll më!!
Mjaft jeni ushqyer, pasuruar dhe sunduar me mundin, djersën dhe gjakun e demokratve të ndershëm, lerini ata të vendosin për përfaqësuesin e tyre, mjaftohuni me pazaret dhe bashkëpunimet në Tiranë, lereni Kuksin të paktën të frymojë i lirë, pasi ekonomikisht e keni shkatërruar dhe varfëruar në palcë.
Zoti do t’ju ndëshkojë dhe historia do t’ju poshtërojë !!

spot_img

Latest articles

Related articles