Në dobi të çmitizimit të kontratave PPP – nga Zef Preçi

spot_img
Advertisements

 

 

Në vijim jepen një check-list pyetjesh, të vlefshme për secilin nga kontratat e qeverisë Rama për partneritetin publik-privat (PPP).

  1. Cila kontrate e qeverise shqiptare e llojit PPP eshte nenshkruar me nje kompani “te huaj” apo kosnsortium kompanish me perfshirjen e atyre vendase eshte e kerkuar nga qeveria, dmth nuk eshte “oferte e pakerkuar” dhe ka respektuar rregullat elementare te konkurrences?

Dyshimi i bazuar: Qeveria “punon” per llogari te klientevet te vet nga biznesi vendas dhe i huaj, lobiste dhe oligarke  qe kane kontribuar per ta sjelle ne pushtet dhe vazhdojne kontribojne financiarisht per te mbajtur pushtetin me cdo kusht. Shmangeja e konkurrences as ne nivelin e prokurimit te zakonshem (edhe ky problematik) ka mundesuar rritjen e kostove ne dem te buxhetit dhe sigurimin e “parave te lehta” per palet e perfshira.

 

  1. Cila kontrate e qeverise shqiptare e llojit PPP eshte nenshkruar me nje kompani vertet te njohur (brand name) dhe kompania “e huaj”, nuk eshte plotesisht apo pjeserisht e rregjistruar ne ishujt off-shore, si dhe nuk ka nderruar pronarin/pronaret mbas nenshkrimit te kontrates nga Rapiscan deri ne kontraten per Aeroportin e Vlores?

Dyshimi i bazuar: Vendim-marresit shqiptare dhe klientet e tyre nga biznesi vendas, lobiste dhe oligarke  kane sistemuar kanalet e perfitimeve te tyre financiare korruptive me emra fiktive individesh dhe kompanish.

 

  1. Cila kontrate e qeverise shqiptare e llojit PPP nuk eshte ratifikuar ne Kuvendin e Shqiperise?

Dyshimi i bazuar: Politikanet shqiptare perfitues nga aferat e PPP-ve, nga frika e ndeshkimit mbas fillimit te reformes ne drejtesi, kane shnderruar gradualisht Kuvendin e Shqiperise nga nje institucion mbikqyres te aktivitetit te qeverise ne nje korace te garantimit te interesave korruptive dhe mbrojtjes personale te vendim-marresve qeveritare.

 

  1. Cila kontrate e qeverise shqiptare e llojit PPP e nenshkruar nga qeveria shqiptare eshte pergatitur nga autoritetet pergjegjese shteterore si Avokatura e Shtetit, etj. dhe jo nga vete kompania/kompanite “fituese”?

Dyshimi i bazuar: Institucionet shteterore shqiptare, nen trysnine politike,  kane marre dhe marrin vendime per kontratat e PPP-ve ne kushtet e percaktuara nga “fituesit” e paracaktuar politikisht, jo mbi bazen e interesit publik dhe te rregullave ligjore te shkruara te miratuara edhe nga e njejta maxhorance dhe qeveri.

 

  1. Cila kontrate e qeverise shqiptare e llojit PPP e nenshkruar nga qeveria shqiptare eshte negocuar sipas ligjit, negociatat kane zgjatur me shume tre muaj me kompania/ kompanite “fituese” dhe kontrata ka patur parasysh ciklin e biznesit?

Dyshimi i bazuar: Institucionet shteterore shqiptare, nen trysnine politike dhe per interesa korruptive te politikaneve vendim-marres, kane vepruar “ne kushte emergjence” (psh mjedisore) jo mbi bazen e interesit publik dhe thjesht kane kenaqur pangopesine e “fituesve” dhe etjen per pasurim te aleateve te tyre politike vendim-marres. Kontratat jane nenshkruar per periudha kohe qe tejkalojne jo vetem ciklin e biznesit edhe endrren me te cmendur, psh check-up per 30 vjet, kur ky eshte vetem nje studim dhe as mbas pese vitesh Ministria pergjegjese nuk ofron asnje raport zyrtar performance per te kuptuar se cili eshte perfitimi publik nga ky studim qe ne regjimin e shkuar behej njehere ne 10 vjet (depistimi masiv).

  1. Cila kontrate e qeverise shqiptare e llojit PPP e nenshkruar nga qeveria shqiptare qe parashikonte kryerjen e investimeve nga kompania/kompanite “fituese” nuk eshte realizuar (aq sa eshte realizuar) me parate e buxhetit?

Dyshimi i bazuar: Institucionet shteterore shqiptare kane neglizhuar respektimin e rregullave te shkruara qe lidhen me certifikimin e kapaciteteve financiare dhe teknike te  kompanise/kompanive “fituese” si dhe me verifikimin e ecurise se zbatimit te projekteve te PPP-ve (supervizimin e tyre) qe cuan ne grabitjen “me kontrate ligjore” te buxhetit te shtetit.

 

  1. Cila kontrate e qeverise shqiptare e llojit PPP e nenshkruar nga qeveria shqiptare eshte vleresuar mbi ecurine dhe mbi bazen e gjetjeve eshte tentuar/arritur rinegocimi i kontrates qe sjell ne standardet e ligjit mbrojtjen e interesave publike? Perse shteti shqiptar ka humbur thuajse te gjitha gjyqet nderkombetare dhe jane te pakten 14 kontrata investimesh qe pritet te shqyrtohen nga Arbitrazhi Nderkombetar me pretendime per rreth 2 miliarde Euro detyrime te shtetit shqiptar ndaj investitoreve te huaj?

Dyshimi i bazuar: Institucionet shteterore shqiptare, per shkak te kapaciteteve te kufizuara edhe/ose per shkak te influences politike dhe interesave te medha korruptive (psh inceneratori i Tiranes, emblematik ne kete drejtim) kane neglizhuar qellimisht ose/edhe kane bere perpjekje te pamjaftueshme per te mbrojtur interesat publike permes rinegocimit te kontratave, duke perfshire edhe ndonje vendim-marrje te koheve te fundit te  Gjykates Kushtetuese.

 

  1. Perse jane bllokuar nismat ligjore te opozites ne Kuvend per disiplinimin e perdorimit te PPP nga qeveria shqiptare si mjet per fuqizimin e infrastruktures publike, por qe po rezulton ne nje peng-marrje te taksave te qytetareve shqiptare edhe per 25-30 vitet e ardhshme, por edhe burim i rendesishem korrupsioni me taksat dhe pasurite kombetare?

Dyshimi i bazuar: Institucionet qeveritare shqiptare, duke perfshire edhe Kuvendin e Shqiperise, e kane pozicionuar veten ne anen e gabuar te pergjegjesive ligjore e kushtetuese.

A do te vazhdoje te mbetet vendim-marrja per aferat e PPP-ve nje “pergjegjesi individuale” e zyrtareve te perfshire nen “nje maxhorance qe nuk behet pengese per organin e akuzes – SPAK”? Sipas mendimit tim, kjo filozofi qeverisse shpreh mentalitet autoritarist dhe eshte e tejkaluar nga koha, nuk besoj se mund te vazhdoje te pranohet kollaj as edhe nga patronazhistet dhe militantet e verber.

 

Ne vend te konkluzionit:

“Historia” e shumices se kontratave te llojit PPP, ne thelbin e vet eshte historia  e qeverisjes  ne emergjenca – sidomos gjate dekades se fundit, dhe e kthimit nga qeveria te emergjences ne cdo fushe te aktivitetit qeverises ne nje instrumente te fuqishem te perfitimeve korruptive te zyrtareve te larte vendim-marres dhe klienteve te qeverise nga radhet e biznesit.

Procesi i marrjes fund te pandeshkrueshmerise sapo ka nisur dhe SPAK meriton nje mbeshtetje publike te pakursyer, duke mos harruar se vetem rikthimi ne arken e shtetit te fondeve te grabitura, njelloj “shprponesimi i shpronesuesve” ne kontekstin e kohes se sotme justifikon mbeshtetjen nderkombetare, besimin publik dhe koston e larte te taksapaguesve te mbajtjes se ketij institucioni. Por kjo rruge – fundi hap mbas hapi i pandeshkrueshmerise – mbetet rruga e vetme qe permireson qeverisjen dhe dekurajon braktisjen e vendit, sidomos nga te rinjte.

 

spot_img

Latest articles

Related articles