Nga Adriatik Lapaj
Nëse dikush nga ju pret që rruga të më shtrohet me tapet e pengmarrësit e atdheut të pranojnë demokratizimin e vendit pa rezistencë atëhere është naiv.
Ata kanë dhe paratë, kanë dhe lehësit me pagesë, kanë dhe tytat e baltës, kanë dhe të fortët, kanë dhe bukën e gojës së dhjetëra mijëra shqiptarëve të varfër, kanë dhe ushtritë e call centerave të shpifjeve…lufta me ata është sfidë e madhe….ndaj na duhet BASHKIM I MADH POPULLOR PËRBALLË TYRE.
Përse po e bëj? Sepse unë kam 1 ëndërr që është më e madhe se gjithçka ata kanë. Dua të jem nga ata që i’a dolën dhe e bënë atë që dukej e pamundur.
Sepse unë do kisha dashur këtë betejë ta kishin bërë prindërit tanë…do kisha dashur të jetoja në një vend ku merita ishte në sistem. Ku gara ishte thelbi shoqërisë.
Modeli atyre është balta dhe këllirëllëku, modeli që do sjellim NE është dinjiteti dhe idetë.