Pazarxhijtë me dy gishta dhe 64 kate

spot_img

Ata që akuzojnë dhe sulmojnë çdokënd, këtë herë e qepën gojën në mënyrë të çuditshme për kullën 64 kate pas pallatit të Kulturës në Tiranë.

Heshtje që i nxorri zbuluar, si përfitues dhe pazarxhinj të rëndomtë, të cilët ndryshe nga sa thonë, nuk kanë kauza, por thjesht e përdorin opozitën për të vënë gjoba apo për të bërë biznes.

Ndërsa kanë mbi një vit që akuzojnë Lulzim Bashën se bën pazare me Edi Ramën, në fakt tani na del se janë ata që e bëjnë këtë gjë.

Madje jo për ndonjë biznes të rëndomtë, por për një kullë qindra milionë euro.

Vetëm se këtë radhë biznesi iu doli zbuluar dhe i kapi në befasi, sa u deshën mbi 24 orë që të reagonin.

Dhe edhe në këtë rast, thjesht u morën me Ramën, jo me akuzat se pas kësaj kulle qëndrojnë ata.

Se që jep e heq leje ndërtimi Edi Rama, këtë e dimë, se është kryeministër.

Ajo që nuk dinim, ose më saktë që nuk shfaqej kaq hapur, ishte fakti që Rama iu jep leje edhe këtyre opozitarëve të përbetuar kundër tij.

Latest articles

Related articles