Tirana e ka humbur luftën me Zhvillimin e Dhunshëm

spot_img

Një mal betoni do të ngrihet në lulishten pas Pallatit të Kulturës, me miratimin e Edi Ramës dhe lejen e Erion Veliajt. Skrapi, fadroma, makinat dhe punëtorët janë bërë gati të heqin tapetin e barit dhe pemët sepse Investitori ka nxjerrë lekët në shesh. Do të ketë një protestë modeste.

Tirana e ka humbur luftën me Zhvillimin e Dhunshëm. Beteja e fundit simbolike ishte Teatri Kombëtar. E vetmja gjë shpirtërore që i kishte ngelur kryeqytetit.
Sot ka 400 gropa të reja për ndërtime dhe qindra milionë euro të pagjurmura që krijojnë Ndotje dhe vende pune. Interesi dhe Zhvillimi janë motori kryesor i marrëdhënieve dypalëshe.
Ka pak fitues dhe shumë të humbur, si kudo. Jabanxhinjtë janë shumica që vendos shijet dhe vendimmarrjen. Çdo gjë është bërë transaksion. Më jep të jap.
Sot askush nuk ka një inventar se kush është pronari real i kullave apo godinave të biznesit. Opozita kushdoqoftë nuk ka instrumente dhe kapacitete mendore për të kontrolluar dëmet. Madje është pjesë përfituese e sipërmarrjes.
Pasanikët kanë ikur nga Tirana urbane. Jetojnë në fshatra ekskluzive. Zëngjinët e rinj bëjnë zhurmë për të tërhequr vëmendjen. Ia dolëm. E hoqëm baltën. Ecim në asfalt.

Latest articles

Related articles