Rama i bën reklamë “biznesit” të vëlla Olsit në stadiumin me kullë


Italianët e “Romës” do të zhvillojnë një miqësore luksi me Partizanin. Ishte vetë kryeministri Edi Rama që dha këtë lajm të bukur, por sërish tregon se do të ketë surpriza në “Air Albania” më 12 Gusht.

Siç thotë kreu i qeverisë, “zotnia i Romës” dhe këtu e ka fjalën për Jose Mourinho-n, do të bashkohet ekskluzivisht me “çunin e Tironës” dhe këtu e ka fjalën për reperin e njohur Noizy, në një shfaqje miqësie me top dhe rep.

“Zotnia i Romës & Çuni i Tironës bashkohen në Air Albania Stadium ekskluzivisht për një spektakël miqësie me top dhe rep”, njoftoi Rama.

Kujtojmë se Partizani ka nxjerrë në shitje biletat për miqësoren e luksit kundër Romës. Çmimi i tyre varion nga 400 deri në 5 mijë Lekë.

Latest articles

Related articles