Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth arrestimit dhe kërkesës për ekstradim të Dritan Goxhaj.
Ai tha se Goxhaj ndër vite ka qenë i persekutuar pikërisht sepse nuk ka pasur frikë dhe ka përmendur emra, ndërsa tani mbahet në burg vetëm për shprehje të opinionit.
“I braktisi forcat e armatosura në Shqipëri në 1999 se shkoi bashkë me 4 ushtarë shqiptarë dhe u bënë ushtarë të UÇK-së. Në atë kohë u dënua nga shteti Shqiptar me një vit, për braktisje të ushtrisë”,-tha Ilir Kulla, duke e quajtur skandal më vete dënimin e tij, pasi ata shkuan të sakrifikojnë jetën për Kombin.
Ndërkohë Kulla shtoi se ndër vite Dritan Goxhaj është persekutuar ndër vite, pasi ai është trim dhe ka folur me emra.
“Ai Dritani është më trim se unë dhe ka dalë e ka thënë 3-4 emra që i di gjysma e Kosovës, për këtë është në burg. Çfarë ka thënë ai, ka thënë që të njëjtët dëshmitarë që kanë qenë në procesin e Haradinaj, në procesin e Fatmir Limës, përdoren prap në këtë proces, duket sikur këta dëshmitarë janë abonuar dhe kanë kërkuar azil politik. Ky është opinion i tij, për këtë punë të dënohet?”,-tha Ilir Kulla.