Lulzim Basha pas zgjedhjes si kryetar i partisë gjatë ditës së sotme, ku fitoi me 16 mijë vota garën përballë Gjergji Hanit, ka vendosur që ditën e nesërme, në datë 30 korrik, të mbledhë Kryesinë e partisë.
Kryesia do të mblidhet në orën 20:00 në zyrat e PD-së zyrtare. Kjo do të jetë edhe lëvizja e parë e Bashës pas zgjedhjes si kryetar.
Kujtojmë se zgjedhjet e ditës së sotme brenda PD-së, u zhvilluan në mënyrën më të qetë dhe transparente, kurse pjesëmarrja ishte e madhe me mbi 18 mijë votues.