Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar zgjedhjet në Rrogozhinë, ku fitues doli Edison Memolla nga PS.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Sali Berisha i angazhoi të gjithë në Rrogozhinë dhe prapë nuk fituan.
“Unë pyeta ish kandidatin e PD në 2022 Ferdinand Saraçin dhe më tha, pa para në Rrogozhinë nuk fitohet. Kjo është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur. Shkëlqim Hoxha merr -200 vota nga 14 Maji. Ka shkuar gjithë aparati qendror i Berishës në Rrogozhinë dhe kanë marrë – 200 vota. Çfarë kanë bërë këta njerëz? Pse Berisha nuk ka bërë asnjë takim publik në Rrogozhinë? Pse nuk shkoi Ilir Meta? Pse Berisha hapi çështjen e Non Grata Britanike në mes të fushatës?”- tha ai.