Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhje me kontrollet e realizuara nga BKH dhe SPAK në banesën e tij e të bashkëjetueses së tij, mëngjesin e kësaj të marte.
Ahmetaj i cilësoi kontrollet si raprezaljen e radhës në familjen e tij, ku dhe të moshuarve u janë sekuestruar telefonat.
Ish-zv. kryeministri iu përgjigj dhe deklaratave të gazetarit Poli Hoxha, i cili tha se hetuesit e SPAK në bashkëpunim me agjentët e FBI që ndodhen në Tiranë, kanë zbuluar tre transferta të mëdha që janë bërë nga bankat shqiptare drejt një llogarie të bashkëjetueses së Arben Ahmetaj në Zvicër.
– Advertisement –
Arben Ahmetaj tha se shifrat dhe transfertat janë imagjinare dhe jo të vërteta.
“Sot u bë reprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve”,-shkruan Arben Ahmetaj