Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt si dhe lënia e mandatit nga deputeti i PS-së Rrahman Rraja është bërë temë debate në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve.
Në debat janë përfshirë deputeti i PS-së Toni Gogu dhe ata të PD-së Enkelejd Alibeaj e Saimir Korreshi.
Alibeaj i është drejtuar socialistit Gogu duke i thënë se nuk mund të fliste për moral ndërkohë që familjarët e Rrahman Rrajas dhunuan disa qytetarë në Fushë Krujë ndërkohë që Ahmetaj pritet të arrestohet.
Ndërkohë Gogu i është kthyer duke thënë seRraja ka vendosur një standard dhe se aid he Alibeaj duhet ta respektojnë si prindër.
Pjesë nga debati
Alibeaj: Fatkeqësisht ke të drejtë Toni kur thua për një ish-sekretar partie apo një spiun të Sigurimit të Shtetit po më fal me çfarë doze morali e thua këtë kur jo më larg se sa dje një kolegu yt Rrahman Rraja e ka marrë vesh gjithë dynjaja se çka bërë? Votat e të cilit i gëzon ti. Jo më larg se një orë më parë, një kolegu yt, Arben Ahmetaj ka marrë rrugën për te 7 penxheret. Ku është morali që tregon ti në këtë sallë parlamenti?
Sajmir Korreshi: Kemi edhe shokun Gjici.
Toni Gogu: Sa për Rrahjen, kolegun tonë të nderuar, ai ka vendosur një standard që ne të dy si prind është mirë ta respektojmë. Sa i përket Ahmetajt, ky është një standard i vjetër në PS. Ne me ligjin nuk bëjmë shaka. Ne me ligjin strukemi të gjithë dhe jemi të barabartë. Çfarë iu ka trembur ju?