R.SH. / Vatikan
Papa Françesku, në fund të lutjes së tome mariane të Engjëllit Tënzot, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, njoftoi se do të krijojë 21 kardinaj të rinj të Kishës katolike Universale.
Këto, fjalët e Françeskut:
Të dashur vëllezër dhe motra,
Kam kënaqësinë të njoftoj se më 30 shtatorin e ardhshëm do të mbaj një Koncistor për krijimin e 21 kardinajve të rinj.
Prejardhja e tyre shpreh universalitetin e Kishës, e cila vazhdon të kumtojë dashurinë e mëshirshme të Zotit për të gjithë njerëzit mbi tokë.
Krijimi i kardinajve të rinj në dioqezën e Romës tregon lidhjen e pandashme të Selisë së Pjetrit me Kishat e veçanta të përhapura në mbarë botën.
Ja edhe emrat e Kardinajve të rinj:
1 – Shkëlqesia e Tij (S.E.) Imzot Robert Francis PREVOST, O.S.A., Prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë
2- S. E. Imzot Claudio GUGEROTTI, Prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore
3- S. E. Imzot Víctor Manuel FERNÁNDEZ, Prefekt i Dikasterit për Doktrinën e Fesë
4- S. E. Imzot Emil Paul TCHERRIG, Nunc Apostolik
5- S. E. Imzot Christophe Louis Yves Georges PIERRE, Nunc Apostolik
6- S. E. Imzot Pierbattista PIZZABALLA, Patriark Latin i Jeruzalemit
7- S. E. Imzot Stephen BRISLIN, Kryeipeshkëv i Cape Town (Kaapstad)
8- S. E. Imzot Sixto ROSSI, S.J., Kryeipeshkëv i Kordobës
9- S. E. Imzot Luis José RUEDA APARICIO, Kryeipeshkëv i Bogotas
10- S. E. Imzot Mgr Grzegorz RYŚ, Kryeipeshkëv i Lodz,
11- S. E. Imzot Stephen Ameyu Martin MULLA, Kryeipeshkëv i Jubës
12- S. E. Imzot José COBO CANO, Kryeipeshkëv i Madridit
13- S. E. Imzot Protase RUGAMBWA, Kryeipeshkëv i Taborës.
14- S. E. Imzot Sebastian FRANCIS, Ipeshkëv i Penang
15- S. E. Imzot Stephen CHOW SAU-YAN, S.J., ipeshkëv i Hong Kongut
16- S. E. Imzot François-Xavier BUSTILLO, O.F.M. Konv., Ipeshkëv i Ajaccio
17- S.E. Imzot Américo Manuel ALVES AGUIAR, Ipeshkëv Ndihmës i Lisbonës
18- Rektori i madh i Salezianëve Ángel FERNÁNDEZ ARTIME, S.D.B.,
Anëtarëve të Kolegjit të Kardinajve do t’u shtoj edhe dy kryeipeshkvij e një rregulltar, të dalluar për shërbimin e tyre ndaj Kishës:
19- S.E. Imzot Agostino MARCHETTO, Nunc Apostolik.
20- S.E. Diego Rafael PADRÓN SÁNCHEZ, Kryeipeshkëv nderi i Kumanës
21- R. P. Luis Pascual DRI, OFM Cap., rrëfyes në Shenjtëroren e Zojës së Pompeit, Buenos Aires
Të lutemi për kardinajtë e rinj që, duke i përsëritur premtimet që i bënë Krishtit, Kryepriftit të mëshirshëm dhe besnik (krh. Heb 2,17), të më ndihmojnë në shërbesën time si Ipeshkëv i Romës për të mirën e Popullit Shenjt besnik të Zotit!