Avokati Rezart Kthupi, nismën për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor e sheh të shtrirë në disa faza.
Ai thotë se etapa e parë është mbledhja e firmave, krijimi i mundësisë administrative dhe se kur mbledh firmat, ligji të njeh referendum kushtetues dhe të përgjithshëm.
“Në referendumin ligjor pyetja është po ose jo, pyetja është me çfarë pyetje do i drejtohen këta popullit.
Duhet të shprehen një tufë institucionesh për miratimin e referendumit, madje Presidenti mund të refuzojë dhe thotë jo, pa dhënë asnjë arsye.
Nga ana sasiore të arrish të marrësh rezultat pozitiv. Duhet të marrin pjesë 1/3 e votave dhe më shumë se gjysma e tyre është pro.
Pyetja është sa është ndjeshmëria e njerëzve nëse i pyet nëse duan të marrin pjesë në një ndryshim të sistemit zgjedhor. Të gjithë shikojnë sistemin si mjetin për të rregulluar përfaqësinë”.
Lidhur me të drejtën e votës së emigrantëve, Kthupi tha për MCN Live, se ata që janë jashtë nuk kanë pasur ndonjëherë prirjen për të ardhur dhe votuar.
Sipas tij, këta njerëz duhet të pararegjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje, me anë të një formulari online, duke shtuar se si për votimin me postë dhe atë elektronik është kosto, nëse çon fletën e votimit për 1 milionë njerëz, që ndoshta nuk duan që të votojnë.
“Bazuar në ndryshimet e kushtetuese të vitit 2008, Presidenti zgjidhet me më pak vota se Avokati i Popullit dhe ti nuk ke të drejtën e mocionit ndaj qeverisë.
Dy mekanizmat për rrëzimin e qeverisë janë zhdukur. Zgjedhja e Presidentit nga populli nuk zgjidh asgjë, ndoshta mund të rregullonte kompetencat qesharake që ka.
Institucioni i Presidentit është një mekanizëm për të kontrolluar qeverisjen.
Zgjedhja e Presidentit nga populli, kërkon që të rishikohet e gjithë struktura shtetërore. I gjithë sistemi politik në Shqipëri, ka nevojë të rishikohet.”