Gjatë një konference me gazetarët, Sali Berisha ka paralajmëruar “protesta të fuqishme” të organizuara nga opozita dhe që sipas tij do të çojnë në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Është i njëjti politikan që humbi 53 bashki në 61 në total. Humbja më e rëndë në historinë e pluralizmit. Më e rëndë se humbja me 1 milion vota kundër e 2013.
Sali Berisha është një manipulator mendjesh të dobëta dhe pa shtyllë kurrizore. Ai ka shpallur disa herë Revolucione paqësore – demokratike që kanë përfunduar në dështime spektakolare.
Ai jeton në deluzion. Një formë e rëndë skizofrenie që nuk e tradhton kurrë. Me duart e tij shkatërroi PD për tju fshehur SPAK, SHBA dhe MB. I shpallur non grata për korrupsion, minim të demokracisë dhe lidhje me grupin e organizuar kriminal, B9.
BOTA e refuzon si njeri dhe si politikan. Ai ka marrë një damnatio memorae. Do ti harrohet emri dhe bëma. Burgun do ta bëjnë të tjerë bashkëpunëtorë të zellshëm.
Shqipëria e shpalli Non Grata me 14 maj. 250 mijë demokratëtë refuzuan të dilnin në votime. 103 mijë vota të Partisë Demokratike refuzuan të bashkoheshin me Ilir Metën.
Në Revolucionin e ardhshëm pas pushimeve në Gjirin e Lalzit, Sali Berisha do të lëshojë akuza të reja, më bajate se të vjetrat. Është si akrepi e ka në natyrë të shpojë të tjerët.