Shqipëria renditet një ndër vendet kryesore në tranzitin e heroinës dhe kokainës sipas raportit të publikuar së fundmi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit.
-800-0-e6e1e10f75e77c0da4992c4caf6306cb
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të këtij raporti.
Ajo shprehet se ky tranzit ka ndikuar te zinxhirët e furnizimit, cilësia dhe ka ulur cmimet duke ndikuar kështu në rritjen e konsumit.
Tabaku del kundër legalizimit të kanabisit, duke shtuar se ka dështuar kontrolli i territorit përsa i përket kësaj cështjeje, pasi vendi po përdoret si tranzit.
“Shqipëria vend kryesor në tranzitin e drogës sipas raportit të UN; rrugë tranziti dhe portë hyrëse që ka ndikuar në zinxhirët e furnizimit, cilësinë dhe ka ulur çmimet, duke ndikuar në rritjen e konsumit.
A është koha dhe momenti për të diskutuar legalizimin e kanabis kur qartësisht është dështuar në kontrollin e territorit? A mund të kontrollohet prodhimi kanabis për qëllime mjekësore kur vendi sot përdoret si tranzit? Çfarë nevoje ka për këtë ligj kur sot Shqipëria ka prioritete të tjera?!”, shkruan ajo.