Nën kërcënimin e luftës civile ruse, Letonia mbylli kufijtë për fqinjët e saj.
“Letonia po monitoron situatën në Rusi, roja kufitare është forcuar, rusët nuk do të lejohen të hyjnë apo të lëshojnë viza për shkak të ngjarjeve,”- shkroi presidenti i vendit dhe ministri i jashtëm në detyrë.
Vitin e kaluar, Letonia gjithashtu ndaloi pranimin e hyrjes për rusët, me përjashtim të atyre që kishin përmendur arsye humanitare.
Çfarë po ndodh në Rusi ?
Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim.