Pas më shumë se 5 orësh, Arben Ahmetaj ka dalë nga godina e SPAK.
Ish-zëvendësi i Edi Ramës, u paraqitur në prokurorinë speciale pak para mesditës dhe ka qëndruar aty për më shumë se 5 orë e gjysëm.
Për mediat e shumta që e prisnin në derën e SPAK, Ahmetaj nuk ka preferuar të japë shumë detaje.
‘Sqaruam pozicionet, faleminderit’, tha ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Pyetja- I druheni arrestimit?
Ahmetaj: Faleminderit
Pyetja- Do vini sërish?
Ahmetaj- Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.
Ahmetaj u thirr në SPAK në kuadër të hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.



