Ish kreu demokrat Lulzim Basha ditën e sotme ka qënë i pranishëm në Samitin e 40 vjetorit të Unionit Ndërkombëtar Demokrat, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, që po organizohet në Londër.
I ftuari nderi në këtë takim ka qenë dhe ish-Sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-drejtor i Agjensisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Senatori Mike Pompeo, me të cilin Basha ka pasur dhe një takim miqësorë.
Komunikimi i plotë:
Folësi i nderit në Samitin e 40 vjetorit të Unionit Ndërkombëtar Demokrat, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, ishte sonte ish-Sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-drejtori i Agjensisë Qendrore të Inteligjencës Mike Pompeo.
Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e paçmim që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar.
Me SHBA në krah, ne mund dhe do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.