Një raport i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të parlamentit suedez thotë se nuk mund të përjashtohet mundësia që Rusia të nisë një sulm ushtarak kundër Suedisë.
Raporti, detajet e së cilit pritet të bëhen publike këtë të hënë nga televizioni publik suedez SVT, nënvizon se ndonëse forcat tokësore të Rusisë janë të angazhuara kryesisht në konfliktin në Ukrainë, llojet e tjera të sulmeve kundër Suedisë nuk mund të përjashtohen.
Suedia po nxiton të forcojë mbrojtjen e saj dhe ka aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n, pas pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, procesi i pranimit të tij është bllokuar në këtë fazë nga Turqia dhe Hungaria.
Gjithmonë sipas burimeve të SVT-së, teksti përshkruan doktrinën e re mbrojtëse të Suedisë, e bazuar kryesisht në anëtarësimin në NATO , ndërsa në të kaluarën bazohej në bashkëpunimin me vendet e tjera nordike dhe BE-në.
Si shumë vende të tjera perëndimore, Suedia kishte reduktuar shpenzimet e saj ushtarake pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por nga viti 2022 ajo po i rrit dhe pritet të arrijë në 2% të PBB-së , kufiri i rënë dakord në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.