Aktivistët e Lëvizjes “Bashkë” po zhvillonin një protestë para Kuvendit kundër rritjes së pagave për deputetë dhe ministrat, kur para u doli një prej këtyre të fundit.
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Redi Muçi po thoshte se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi, për në Kuvend po shkonte ish-ministri, Arben Ahmetaj.
“Ben Ahmetaj në njëfarë mënyrë përfaqëson në mënyrën më ekzemplare të mundshme korrupsionin e kësaj qeverie dhe të këtyre deputetëve. Po ja i bëri bisht dhe kësaj proteste që jemi këtu. Nëse hyni brenda kësaj salle dhe i drejtoni kamerat një nga një nga ato ulëse, do shihni se si parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi,”- tha ai.