Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora deklaroi se Ambasadorja e SHBA është e pakënaqur me zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Shqipëri.
“Ju e mbani mend një deklaratë të ambasadores Yuri Kim në Shkodër ku bëri thirrje që partitë politike të mos përfshinin në fushatën e tyre persona nongrata.
Nuk i referohej vetëm Sali Berishës por dhe tre të tjerëve që janë kampionë të Edi Ramës. Nga biseda informale që ka patur ditët e fundit me ministrat e qeverisë ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar që nuk është e kënaqur me zgjedhjet në vend,” tha ai.