Regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Bilardo” se Sali Berisha ka humbur në zgjedhjet e 14 majit, por nuk ka fituar kryeministri Edi Rama.
Regjisori u shpreh se nuk votoi në Tiranë, pasi nuk kishte alternativë dhe ishte fushata më banale në historinë e Shqipërisë.
Nuk e di nëse Rama ka fituar ndonjëherë në kuptimin e asaj që quhet vërtet fitore, po që Berisha ka humbur, sigurisht ka humbur. Po në 2013-ën po, megjithëse shqiptarët votojnë kundër më tepër se sa pro. Nuk mund të themi që ka qenë e manipuluar ajo zgjedhje, atë e ka fituar Rama. Po këtë radhë sidomos kur mendon që Rama ka 10 vjet në pushtet, Veliaj dhe shumë të tjerë e kishin mandatin e tretë, madje mora vesh që kishte njerëz që e kishin mandatin e katërt dhe të pestë, edhe të vazhdosh të fitosh, sigurisht që ka humbur kundërshtari. Sidomos me ato që ka bërë Rama, për mua duhet të kishte rënë…”