Prokuroria e Përgjithshme: Rregjistrohen 31 kallëzime, 6 persona të arrestuar për krime zgjedhore

– Zgjedhjet lokale të ’14 Majit’ nuk ishin aspak të qeta e këtë e tregon edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme i cili ka bërë bilancin për krimet zgjedhore. Kështu, sipas Prokurorisë janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

Po ashtu, sipas Prokurorisë janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale për veprat penale, prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria bën të ditur se është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

Në flagrancë janë arrestuar 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë. Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

Latest articles

Related articles