Partia Socialiste ka mbyllur ditën e sotme fushatën elektorale në qytetin e Kamzës, ku kandidon kryetari aktual i bashkisë Rakip Suli.
Pikërisht Suli është bërë protagonist me një moment të pazakontë, pasi i është ulur në gjunjë kryeministrit.
Suli i ka bërë një kërkesë Ramës, njëkohësisht edhe qytetarëve të Kamzës për 4 vitet e ardhshëm.
”Do u lutesha vetëm një sekond, mendoni 30 vite qeverinë, bashkinë e Tiranës dhe Kamzës i kishin ata. Një urë nuk pamë. Ne e bëmë realitet. 30 vite qytetarët e Kamzës për fëmijët e tyre nuk kanë pasur standarde siç e meritojnë. A do ishte e mundur pas mbështetjen e jashtëzakonshme të kryeministrit Edi Rama, njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Nder dhe privilegj që Kamza sot ka dhe deputetet kryetaren e parlamentit. Të dy bashkë jemi si shqiponja me dy kokë”, u shpreh ai.