Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se në Durrës ka blerje masive votash në periferi.
Lita u shpreh se ajo që po ndodh në Durrës me manipulimin e votës nga PS nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Sipas tij, kandidati i Berishës në këtë bashki Igli Cara ka angazhuar 50 dronë për të monitoruar manipulimin e zgjedhjeve nga bandat në këtë qytet, por kjo siç tha do të jetë e pamjaftueshme.
“Igli Cara ka angazhuar 50 dronë për të monitoruar lëvizjet e të fortëve apo bandave apo duke pajisur qytetarë me kamera të fshehta për të identifikuar votat, por kjo s’do të ketë rëndësi pas 14 majit, sepse ankesat nuk do të pinë ujë për shkak të sistemit të drejtësisë, që ka dëshmuar se nuk ka dhënë drejtësi për çështje elektorale (184, 339/1). Ajo që po ndodh në Durrës nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri. Beteja është ndryshe nga ajo që përpiqen të përcjellin kandidatët, duke u dhënë dorën njerëzve. Situata është shumë e nxehtë dhe pritet të shpërthejë në ditët në vazhdim”, tha gazetari.