Akuzohet për korrupsion, arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është arrestuar këtë të martë nga trupat paraushtarakë, në një gjykatë në Islamabad, pas akuzave të shumta për korrupsion.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Khan u arrestua në Islamabad pas akuza të ngritura nga Byroja Kombëtare e Përgjegjshmërisë, agjencia e vendit kundër korrupsionit, raporton CNN.

Ai po dorëzonte të dhënat e tij biometrike për një paraqitje në gjykatë kur u kap nga forcat paraushtarake.

Khan, 72 vjeç, u rrëzua në një votë mosbesimi parlamentar vitin e kaluar dhe që atëherë ka udhëhequr një fushatë popullore kundër qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Shahbaz Sharif, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me ushtrinë për ta hequr atë nga detyra.

Ai është përballur me një mori çështjesh ligjore kundër tij dhe janë lëshuar urdhër-arreste të shumta, duke shkaktuar konfrontime me mbështetësit e tij.

Khan është përballur me akuza të shumta për korrupsion gjatë kohës që ishte në detyrë, të cilat ai i ka hedhur poshtë si “të njëanshme”. Khan shprehej se akuzat ndaj tij janë politike.

Latest articles

Related articles