Alibeaj: Berisha ka shumicën e TV-ve, me kohë televizive më shumë se ne, nuk lë ditë pa shpifur kundër PD

spot_img

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj reagoi sot ndaj kohës televizive që i jepet Sali Berishës, për të cilën sipas tij, mjafton të shqyrtohen pasqyrat e monitorimit të televizioneve gjatë fushatës.

“Sali Berisha nuk le ditë pa shpifur kundër PD dhe për këtë në dispozicion të tij janë shumica e TV private, me në krye TV publik shqiptar. Mjafton të shqyrtohen me pak vëmendje pasqyrat e monitorimit të televizioneve gjatë fushatës dhe duket qartazi që zotëruesi i vërtetë i shumicës së medias, Edi Rama, i ka dhuruar kohë televizive partnerëve të tij të politikës së vjetëruar të non gratave”, u shpreh Alibeaj në reagimin në rrjetet sociale.

“Ndaj çjerrjet e dëshpëruara të Sali Berishës dhe Ilir Metës, kanë sot zë më shumë se çdo alternativë tjetër. Sepse më të interesuarit për të mbytur zërin e opozitës dhe alternativën e saj, janë treshja, me qëllimin e përbashkët të mbajtjes fort të njëri-tjetrit në skenën e vjetëruar të politikës shqiptare”, përfundoi Alibeaj.

Latest articles

Related articles