Menaxheri i një kompanie kripto-valutash me qendër në Dubai u mor peng teksa ishte me pushime në Spanjë.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, ai u mor peng nga disa shqiptarë, me të cilët kishte festuar për disa ditë.
Ata u takuan në një vilë luksoze, ku e lidhën dhe kërkuan 1 milion euro për lirimin e tij.
Ndërsa rrëmbyesit e lejuan viktimën të përdorte telefonin për të kontaktuar personin që do paguante gjobën, ai ia doli të dërgonte një foto te një koleg, i cili më pas njoftoi policinë.
Më shumë se 50 oficerë policie u angazhuan në operaicnin për lirimin e pengut.
Pengmarrësit janë arrestuar dhe akuzohen për pengmarrje, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.
Një prej pengmarrësve kishte precedentë penalë dhe përdorte disa identitete false. Dy të tjerët kishin pasaporta greke false.