Shkatërrohet sërish varri i Fatmir Haklajt, reagon e motra: E të vdekur ua keni frikën se mos çohen

Persona ende të pa identifikuar kanë dëmtuar varrin e Fatmir Haklajt në fshatin Kërrnajë të Tropojës. Siç shihet dhe nga fotoja e publikuar, është thyer totalisht pllaka e varrit ku shkruhej emri.

Lajm është bërë me dije nga vetë motra e Fatmir Haklajt, Zylfie Haklaj, nëpërmjet një postimi rrjetet sociale në faqen “Haklajt e Tropojës”, ku ka postuar foto të varrit të shkatërruar.

“Ju po ngelshi tane kohen ne Koder te varrezave tona se edhe te vdekur jau keni frigen a mos po cohen. Na e kena dite qedo ti prishni dhe me qellim i kena punue me dite te sakte kushe merret me keto pune. Hajrin ja pafshi punes”, shkruan ajo.

Latest articles

Related articles