“Tirana qytet-shtet, periferia pa investime” Lita: Qytetarët ikin nga kryeqyteti drejt BE se nuk e përballojnë dot

spot_img

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në një intervistë për Ora News deklaroi se vendi po përballet me një zbrazje të zonave rurale që për mungesë investimesh dhe shërbimesh po braktisen nga banorët e tyre që shkojnë drejt Tiranës. Nga ana tjetër qytetarët te Tiranës që nuk përballojnë dot normat e larta të inflacionit po largohen drejt BE-së.

Është një fushatë e pazakontë, opozita është e përçarë. Qeveria Rama po premton gjëra që ndoshta qytetarët nuk i kanë kërkuar fare siç ndodhi dje në Durrës me premtimin për Porto Romanon. Nuk ka një dëgjesë reale të problematikave të qytetarëve.

Sot të gjithë duan të ikin nga periferia në Tiranë dhe nga Tirana jashtë vendit. Kjo pasi periferia është lënë pa para, pa mjekë, shumë vende nuk kanë mjekë patologë, mjekë të specializuar dhe detyrohen të vijnë në Tiranë. Ata që vijnë në Tiranë detyrohen të lëvizin pasi nuk përballojnë dot ritme galopante të inflacionit, dhe ikin drejt vef BE-së.

Sot Tirana është bërë një qytet-shtet me 1 mln banorë. Periferia me 60 bashki me 1 milion të tjerë. Shqipëria gjendet në një krizë demografike dhe ekonomike. Paratë që qarkullojnë në fushatë vijnë nga kanale informale,” tha  mi

Latest articles

Related articles