Pjerin Ndreu, njeriu i aferave me tenderat! Flamurë të kuq për favorizime në Lezhë

spot_img

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, do të shpenzojë 250 milionë lekë për rikonstruksionin e çerdhes në këtë bashki. Kontrata për këtë projekt është nga fillimi në fund me shkelje, sipas Open Data Albania, si duket një aferë e sajuar për miqtë e tij biznesmenë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-31669-06-03-2022 dhe objekt Rikonstruksioni i Çerdhes se qytetit Lezhe”. Për këtë projekt janë paraqitur tri oferta nga: bashkimi i operatorëve “RAFAELO 2002” SH.A & “ULZA” SH.P.K & “ADVANCED” SH.P.K, firma “Eduart Çela” dhe “T&XH” SH.P.K. Këto dy të fundit janë skualifikuar menjëherë nga gara me argumente të paqarta. Kështu i është hapur rrugë bashkimit të operatorëve, të cilët kanë paraqitur edhe ofertën më të lartë. Në dokumentet e tenderit shihet se njëra kompani, ka ofruar më pak, por nuk është zgjedhur si fituese e tenderit. Diferenca është gati 20 milionë lekë, që me shumë mundësi, sot janë në xhepin e abuzuesve. Si pasojë, ky tender është shënuar nga Open Data si kontratë me “Red Flag” për shkak të cenimit të konkurrencës dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

Ka edhe tendera të tjerë që janë sinjalizuar për flamurë të kuq.

Kur vjen puna tek paratë, kryebashkiakët nuk pyesin për ligjin e prokurimeve. Edhe pse çmimi i naftës është rritur, Bashkia Lezhë, ka bërë në krye të vitit një tender me lekët që zbrazen nga paga mujore e shqiptarëve. Jo vetëm kaq! Tenderi ka “fituar” flamurin e kuq për mundësi abuzimi në klasifikimin e Open Data. Më konkretisht, Bashkia e Lezhës me kryetar Pjerin Ndreun ka skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.
Në procedurën e hapur në datën 26 janar 2023 bashkia parashikonte blerje nafte për nevoja të vetë Bashkisë. Ky tender mban numrin e referencës REF-17696-01-24-2022 dhe ka fondin limit prej lekëve të 37 054 956,00 reja, ose rreth 370 milionë lekë të vjetra.

Latest articles

Related articles