Meksi: 1.5 miliardë euro në vit qarkullojnë nga bastet informale. Interes i madh për licencat

spot_img

Eksperti i lojërave të Fatit, Endri Meksi duke folur për draftin e lojërave të fatit dhe rikthimin e tyre në legalitet, thotë se ndryshimi kryesor është që do të hapen, ku tregu informal i lojërave të fatit, në kategorinë baste sportive, shpresohet të funksionojë në mënyrë të ligjshme.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se nga këndvështrimi teknik risia është eliminimi i konceptit NIPT-i sekondar, i cili ishte elementi kyç deri në 2018, mënyra se si hapeshin njësitë e dyta dhe të treta të operatorëve të licencuar të basteve sportive.

Një koncept që u fut nga QKB ku NIPT-i sekondar u fut si element. Më vonë në vitin 2011 u shtua ligji i lojërave të fatit, ky koncept u bë jopopullor për shkak të numrit të madh të pikave të lojërave të fatit 2017-2018.

U perceptua në një farë mase si shkak i fenomenit dhe ky moment u eliminua me momentin e mbylljes, fakti që lojërat e fatit vazhduan dhe pasi NIPT-i sekondar ishte bërë i jashtëligjshëm, vazhdoi i mbyllur.

Tregon që problemi nuk ka qëndruar aty. Në momentin aktual që flasim drafti e ka të eliminuar si koncept. I gjithë aktiviteti i basteve sportive do bëhet nëpërmjet grupeve online.

Nuk ka rëndësi si do bëhet pagesa, por ka një ligj që kopjon direktivën e dytë të BE-së dhe mbi atë koncept ligjor janë licencuar disa operatorë në treg të cilët do gjejnë zgjidhje teknike, do adaptohen për të mundësuar pagesat.

Thënë shkurt Western Union është një nga këto sisteme pagesash, Money Gram një tjetër, këto shoqëri që kanë prezencë në territor mund të përdoren për të karikuar llogaritë që duhet të kenë lojtarët pranë operatorëve të licencuara, siç bëhet pagesa pranë Vodafone, UKT, OSHEE.

Mund të përdoret karta e kreditit, por unë jam skeptik se bixhozxhiu nuk është i pajisur. Por ka dhe një sërë lojtarësh të rinj që kanë dalë në skenë që nga 2019 dhe në gjininë femërore, që kanë eksperimentuar me lojërat online të basteve sportive, kryesisht në faqet sportive.

Statistikat në rrugë informale tregojnë këtë fenomen. Pse duhet ky lekë të shkojë jashtë? Shkon dhe leku i humbur i lojtarit që arkëtohet nga operatorë të huaj, dhe pjesa e taksës.

Drafti është diçka pozitive, rikthen në treg një aktivitet që ishte legal.

I pyetur nëse shmangen pikat fizik dhe lejohen vetëm lojërat online dhe nëse është korrekte kjo pasi dikush që ka një aktivitet bar mund të ofrojë shërbimin e lojërave në mjedise, Meksi tha se pjesa nëse është korrekte, është e vendimmarrjes politike.

Sipas tij, ligjvënësi, pala në pushtet ka çdo të drejtë të përshtasë modelin në bazë të analizave që kanë bërë.

Bastet janë një element problematik kudo në botë. Unë kam qenë gjithmonë kundër mbylljes. Interesi si operatorë është që të hapen. Pjesa a duhen mbyllur është debat sociologjik.

E kanë bërë 2-3 shoqata në mënyrë shumë mediokre dhe sipërfaqësore, pa njohur problematikat. Janë njohur me skepticizmin që fjala bast sjell si turp. Ka lojtarë të kënaqur, ndodh kudo në botë.

Nëse duhet hapur në pikat e lokaleve, jemi jashtë teme, qeveria është shprehur kundër pranisë në territor të pikave të hapura. Sot në tregun ilegal kthehet në bar kafe, aty gjen agjentin ilegal dhe vendos bastet.

Ose me ti kam, i thua ma vër 20 mijë lekë për ndeshjen. Prezencën në territor e shoh të vështirë, kërkon prani të policisë në territor.

Nëse do ketë sukses drafti aktual dhe do hapen disa licenca dhe do jenë aktiv në rrjetet sociale, marketing në rrjetet sociale, duket se do funksionojë.

Në këtë skenar një numër i madh lojtarësh do kalojnë në një format normal, me kushte të rregulluara dhe ndoshta pjesa e prezencës në territor do bjerë dalëngadalë. Do varet nga pjesa e operatorëve që do futen.

Lidhur me qarkullimin aktual informal të parave të luajtura, Meksi foli me shifër, referuar operatorëve të ndryshëm.

1 miliardë deri në 1.5 miliardë euro në ditë leku që luhet në baste sportive, janë komplet informale si shifra nga biseda me operatorë të ndryshëm, duke njohur numrin e tyre në territor.

Nuk janë të dhëna për tu marrë me siguri. Nga aspekti makroekonomik u tentua të kuptohej sa do ishte kjo vlerë në 2019 nëpërmjet verifikimit të rritjes së TVSH-së dhe shportës, në tre mujorin e parë nuk funksionoi.

Nëse ai lekë luhej deri më parë me operatorët e licencuar bastet sportive me NIPT-et sekondarë, momenti që nuk u rrit shporta tregoi se ajo lojë vazhdoi plotësisht në skenar ilegal.

Në njohurinë time ka interes për të hyrë në treg, pothuaj të tërë aktorët që kanë qenë në treg. Ata që janë sot prezent në bastet sportive si dhe disa kompani të huaja kanë shprehur interes.

Gjykoj se së paku 10 aplikime do ketë.

Në vijim shtoi se bastet dhe lojërat e fatit kudo në botë janë një treg i rregulluar dhe i mbikëqyrur, pasi në momentin që nuk ke licencë dhe je i paligjshëm, bastet nuk ka asnjë vend të botës pa marrë autorizim nga një autoritet përkatës.

Ka element të malavitës, tregu i lojërave të fatit kudo në botë ka një element të botës së krimit në të. Nuk është faji i askujt, i tillë është ky treg dhe si i tillë, ka nevojë që të mbikëqyret sa më shumë.

Mbikëqyrja nuk prek biznesin, por ka të bëjë me koeficientin, sa ka fuqi financiare shoqëria të jetë agresive në një tek event sportiv.

E dyta është fuqia paguese, sa ka kesh në dispozicion, për të paguar atë skenarin apokaliptik kur ka humbur një ndeshje kruçiale e cila ka një vëllim të madh bastesh.

Champions League, apo botëror. Mbikëqyrja nuk prek, nuk ndikon te koeficienti, as te thesi me lekë që duhet të kemi në dispozicion për të paguar.

Lidhur me Nenin 22 që përcakton të drejtën e fitimit licencimit për baste online për shoqëri aksionere, Meksi nuk e cilëson si shtrënguese, dhe thotë se limitimi në sh.a është në shumë ligje, pasi kërkohet një strukturë juridike më serioze se e sh.p.k.

Kërkohet kapital i lartë. Me ndryshimet e fundit tani ka kaluar në një shumë te 200 milionë, për kazinotë dhe hotelet me 5 yje do mbetet 12 miliardë.

Sh.a është kollaj ta hapësh, pjesa e kapitalit mbetet për tu parë. Shoqëritë që duhet të hyjnë, duhet të kenë burime financiare në kesh të justifikuara.

Latest articles

Related articles