Gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Kamëz, kreu i qeverisë Edi Rama, e krahasoi kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Veliaj me një “gomar”, term të cilin e shprehu në një dialekt të gjuhës shqipe, duke e shqiptuar “gamor”.
Kjo lidhet drejtpërdrejt me kinoteatrin “Prefekti” të Robert Ndrenikës, që duke dashur të poshtërojë figurën e Qazim Mulletit përdor zhargonin: Gamor ti, gamor kush të vuni, sot e nesër valon druni.
Megjithatë gomarët shquhen për faktin se duken ndryshe në sytë e njerëzve. Disa i konsiderojnë ata jo aq të zgjuar, të tjerët mendojnë se nuk ka kafshë më të mençura. Për dikë gomar të bindur dhe zemërbutë, të tjerët thonë se kokëfortësia e gomarit nuk njeh kufij.
Këto cilësi janë në mendjen e Edi Ramës për rastin Veliaj, apo edhe Rakip Suli, kandidat për Bashkinë e Kamzës.
Mirëpo këto shprehje brenda fushatës tallava, me këngë e programe tallava – janë të pritshme.
Elementi i ri është forma e shtantazhit të hapur për bastionet e PD. Është hera e dytë që Edi Rama iu thotë popullatës lokale nëse nuk më votoni do të ngeleni një muze si Shkodra, pa investime dhe do të vuani.
Por kush e vuni këtë Gomar ?
Ilir Meta!
Dhe çfarë bënë bashkë pas 2013?
Ndryshuan hartën elektorale, me Votën e LSI!
Përshembull?
Hoqën Paskuqanin nga Tirana sepse ishte plot demokratë dhe e transferuan në bashkinë Kamzë, pasi Lali sot e Lali mot ta ketë më të lehtë të fitojë.