Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës i zhvilluar në dhjetor 2021 duket se ka kushtuar jashtëzakonisht shumë. Vetëm skena ka kushtuar 100 mijë euro.
Sipas faturës, porosia është bërë në shtetin fqinj të Italisë dhe dërgesa ka si adresë shtëpinë e banimit të ish- kryeministrit pranë rrugës “Mustafa Matohiti”.
Ndërkohë, “de juro” financues rezulton të jetë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili i është paraqitur si blerës.
Pyetja është, ku i merr Sali Berisha gjithë këto para?
Ndërkohë Berisha nuk po bën publike as shpenzimet e fushatës që po bën në këto zgjedhje me aleatin e tij Ilir Metaj.
Por, pavarsisht kësaj ajo që shohim çdo ditë në të gjithë Shqipërinë, janë takimë më pankarta, regji qendrore, skena, ndriçimi hollivudiane, flamuj, ledëall-e e të tjera dekore që secila prej tyre ka koston e vet. Pika kulminante e kësaj çmendurie shpenzimesh ishte hapja e fushatës në stadiumin ”Air Albania”, por në fakt kjo çmenduri ka filluar rreth 1 vit e gjysmë me parë.
Dokumenti