Sali Berisha dukej sot i kënaqur që Ilir Metaj kishte takuar të Dërguarin Special të SHBA, Escobar, madje i premtoi atij se në programin e Sali Berishës për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në programin e tij do të ishte dhe ekstradimi i Ramës në SHBA për të qenë në një qeli me McGonigal.
E gjitha kjo pasi një vit më parë Berisha u shpreh për Escobar që një vit më parë e konsideronte si shpifës në lidhje me akuzat e qarta që një nga funksionarët më të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan bëri për çështjen nongrata.
“Gënjeshtra dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të bukura; e kundërta ndodh me to. Dje, zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot qoftë edhe një fakt të vetëm.”
Driblimet e Berishës dhe dyftyrësia e tij nuk janë më temë për diskutim. Ndjekësit e tij të verbër pranojnë gjithçka që del nga goja e Berishës, prandaj synimi këtu qëndron tjetërkund. Çfarë ka ndryshuar që Berisha ka nisur të flasë ndryshe për Escobar? Përgjigja është Ilir Meta që ka nisur të jetë ministri i jashtëm i Berishës në lidhje me amerikanët. Tani, brenda katër mureve të asaj dhome ku biseda mes Escobar dhe Metës mbetet sekrete nuk kemi si të kuptojmë se çfarë ka ndodhur.
Por, qëndrimi i SHBA karshi Berishës nuk ka ndryshuar. Shumë informacione flasin se SHBA do të përshkallëzojë edhe më shumë luftën kundër personave të shpallur nongrata. Kjo, na bën të mendojmë se Escobar as nuk ka ndryshuar mendim për Berishën dhe as për nongratën e tij. Me çduket Berisha po përpiqet të transmetojë një emocion pozitiv sikur ska më probleme me SHBA meqë ministri i tij i jashtëm po takon Escobar.
E vërteta gjithsesi mbetet për t’u parë, pasi SPAK pak muaj më parë thërriti Personin Shkëlzen për të dhënë llogari për çështjen e Gërdecit. Ndërkohë që vetë Berisha nuk e kurseu Altin Dumanin, njeriun e amerikanëve në SPAK. Prandaj, e gjithë kjo sjellje e Berishës është për ti dhënë zemër atyre pak shqiptarëve që e ndjekin atë.