Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në Euronews Albania, për të komentuar vizitën e zyrtarit të DASH, Gabriel Escobar dhe akuzat e Berishës, tha se ky i fundit “kërkon personalizimin e konfliktit retorik përmes akuzave të rënda, që nëse nuk do të ishim në Shqipëri, të tillë minim të interesave dhe reputacionit të SHBA e bëjnë vetëm eskponentët e Hezbollah në Liban apo Hamas. Këtë gjuhë të dhunshme në Shqipëri e bën Berisha dhe matrioshkat e tij sepse edhe nëse do të humbin zgjedhjet lokale do të thonë që i kishim të gjithë kundër, përfshirë edhe SHBA.
Në fakt, sipas Litës, në këtë lojë Berisha ka si ministër të Jashtëm Ilir Metën, i cili komunikon dhe merr mesazhe për Foltoren. Takimi i Escobar me Metën nuk është për PL, por për Foltoren e Berishën sepse konflikti dhe minimi i reputacionit të SHBA në vendin tonë ka kaluar në nivel tjetër.