Eriselda Zotaj Çelaj, gruaja fierake që premton planin për “Fierin 2030”

Eriselda Zotaj Çelaj është një grua e sukseseshme në karrierë që vjen nga një familje demokrate e respektuar me një traditë të pasur qytetare. Ajo është një nënë e martuar me dy fëmijë.

Zotaj Çelaj ka fituar titullin e saj universitar në “Kontabilitet dhe Financa” në Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe ka qenë aktivisht e angazhuar në jetën profesionale dhe politike në Fier.

Ajo nisi karrierën e saj politike si anëtare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në vitin 2003 dhe më vonë u bashkua me Lidhjen Demokratike të Gruas, ku aktualisht shërben si kryetare e degës lokale dhe anëtare e kryesisë se deges, dhe aktualisht Kandidate për Kryetare Bashkie.

Gjatë angazhimit të saj politik, ajo ka treguar një përkushtim të fortë ndaj vlerave dhe idealeve të Partisë Demokratike.

Eriselda Zotaj Çelaj përfaqëson mundësinë më të mirë për qytetarët e Fierit për të pasur pushtetin në duart e tyre, në vend që të jeTë nën kërcënimin e vjedhjes dhe keqpërdorimit të taksave të tyre.May be an image of 6 people

Ekipi i fushatës së Eriselda Zotaj Çelaj PO përqendrohet në disa tema kryesore që janë të rëndësishme për qytetarët e Fierit:

  1. Zhvillimi ekonomik: do të shpaloset plani i Eriseldës për rritjen e investimeve në zonën e Fierit, përfshirë ndërtimin e infrastrukturës së re dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
  2. Edukimi dhe arsimi: do të theksohet rëndësia e një arsimi të mirë gjithë nxënësit në zonën e Fierit, nga çerdhja tek 9 vjeçarja, si dhe do të prezantojnë idetë e Eriseldës për rritjen e investimeve në këtë fushë.
  3. Sistemimin e mjedisit: do të bënim thirrje për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët e Fierit dhe do të prezantojmë planin e Eriseldës për të përmirësuar sistemin e lagjeve dhe kujdesin kapilar për ambientin.
  4. Ngritja e transparencës: do të theksohet rëndësia e transparencës në qeverisjen lokale dhe do të prezantojmë idetë e Eriseldës për të rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në administratën lokale.
  5. Mbrojtja e të drejtave të grave dhe barazia gjinore: do të tregojë planin për një mbështetje më të madhe për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në zonën e Fierit dhe do të prezantojnë rolin e Eriseldës në këtë fushë.May be an image of 8 people and people standing

Latest articles

Related articles