I gjenden mbi 15 mijë euro në valixhe, procedohet 30-vjeçari në Kapshticë që nuk deklaroi paratë

Një 30-vjeçar është proceduar penalisht në Kapshticë, pasi nuk ka delaruar në polici një shumë të madhe parash.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë së Kapshticës:

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 15 580 euro. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Latest articles

Related articles