E zuri porta e hekurt poshtë, 12-vjeçari shqiptar në Itali në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë 12 vjeçar shqiptar.

Bëhet me dije se fëmija shqiptar ishte duke lozur në oborr, kur e ka zënë poshtë porta e hekurt e shtëpisë.

I ati sapo ka parë ngjajen ka vrapuar të nxjerrë fëmijën, por që e ka pasur të pamundur ta lëvizë vetëm. Në ndihmë i kanë ardhur dhe fqinjët dhe kanë nxjerrë 12-vjeçarin.

Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Latest articles

Related articles