Pashkët Katolike, nis në Katedralën e Shën Palit në Tiranë mesha e shenjtë

E nesërmja është kremtimi i ngjalljes së Krishtit për të gjithë besimtarët katolikë. Në të gjitha kishat katolike të vendit mbahet sonte mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse. Duke filluar nga ora 22:00 ka nisur sonte mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet. Besimtarë të shumtë kanë mbushur Katedralen në kryeqytet për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila drejtohet nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.

Latest articles

Related articles