Kush janë 4 të rinjtë e famshëm në ‘Tik Tok’ që u arrestuan sot si shpërndarës droge

Tetë anëtarë të një grupi kriminal kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit, për të goditur shpërndarjen e kokainës në këtë qytete. Nga ky operacion është sekuestruar drogë e llojit kokainë, makina luksoze dhe shuma parash në euro e paund.

Mes të arrestuarve janë Stivi Bulku, Ergi Curri, Kristel Balla dhe Gentian Konesha, katër të rinjtë që u arrestuan sot si anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale. Ata janë përdorues të rrjeteve sociale dhe numërojnë mijëra ndjekës në Tik Tok.

Stivi Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ që numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.

Latest articles

Related articles