Roland Bejko takime me strukturat e PD në njësinë nr. 6 në Tiranë: Një pritje e ngrohtë nga qytetarët

Teksa zgjedhjet vendore po afrohen, Partia Demokratike zyrtare ka “ndezur” motorët me kandidat për bashkinë dhe anëtarët të këshillit për Tiranën.

Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në degën nr. 6 (Kombinat).

Sot në një takim me demokratët e degës 6 në kombinat. Një pritje e ngrohtë nga qytetarët e shumtë, siç e tregojnë edhe fytyrat e qeshura të tyre, ashtu siç do të jetë edhe 14 maji për Tiranën dhe Partinë Demokratike.

Ndërkohë dje në mbrëmje zoti Bejko ishte i ftuar në një studio televizive, ndërsa u “përplas” me gazetarin Ylli Rakipi. “Turpi më i madh është që edhe ju, edhe media të tjera, që keni influencë mbi opinionin publik, keni ndihmuar që PD të katandisej në këtë derexhe. Pse? Jo vetëm mediat, por jeni bërë zëdhënës të non-gratës, të Foltores. E çuat këtu sepse ka qenë presion i jashtëzakonshëm, një stuhi e pandalshme ndaj atyre që u kanë rezistuar Sali Berishës. Është hera e parë që në PD qëndron një mur që i reziston furisë së Sali Berishës, i del përpara atij dhe nuk dorëzohet. I ndihmuar nga Edi Rama, krimi i organizuar dhe falangat që ka me vete, prapë nuk mundën dot. Bravo ju qoftë atyre që rezistuan”, nënvizoi Bejko.

May be an image of 8 people

May be an image of 16 people

May be an image of 10 people

 

May be an image of 2 people

May be an image of 6 people

Latest articles

Related articles