Sociologu Mërtiri: PD është në kërcënim, ka nevojë të shpëtohet

Në emisionin “ Të Paekspozuarit”, Ergys Mërtiri tha se PD rrezikon të kthehet në një bunker që mbron interesat e një individi të vetëm. Mërtiri tha se kjo ka bërë të dekurajohen njerëzit në planet për të kandiduar.

Ka të drejtë Landi (Roland Bejko) për faktin që PD është në kërcënim. E kam vlerësuar kandidimin e tij sepse sot ka nevojë të shpëtohet PD. Ajo rrezikon të shndërrohet në një bunker për mbrojtjen e interesave të një njeriu të vetëm. Ne kemi në Tiranë shkrimtarin Rudi Erebara, i cili u sulmua kudo për të mos e lejuar të kandidojë. Foltorja e ka goditur. Njerëzit, turma. A kërkojmë ne njerëz me vlera në politikë? Unë po shpjegoj pse njerëzit largohen. Ky u ka zënë pritë dhe i sulmon kush kandidon. I kanë thënë të punon gruaja në Ambasadë Amerikane. Është shpifje

Latest articles

Related articles