Përplasja Yuri Kim-Berisha, çfarë ndodhi? Lita: Vetëm politikanët e Hezbollah dhe Hamasin minojnë SHBA


Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar ‘përplasjen’ mes ambasadores Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha pak ditë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita theksoi se mesazhi i Kim nga Shkodra ishte që personat ‘non grata’, mos të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale.

Ambasadorja e SHBA Kim e nisi nga Shkodra për të dhënë këtë mesazh të mosbashkëpunimit me këto elementë dhe mos përfshirjen e “Non Gratave” në këto procese zgjedhore. Sigurisht referenca ishte për Berishën por dhe për të tjerë sepse duhet thënë që opozita ka një (Berishën) por mazhoranca ka tre të tjerë “Non Grata”: Vangjush Dakos, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi. Metafora e piromanit katundar që premton fikjen e zjarrit, por mbledhe shkrepset, ishte e gjetur dhe e kërkuar për t’i kthyer një përgjigje Berishës që javët e fundit i ka rritur kritikat ndaj SHBA-së. Berisha i quan SHBA streha e të korruptuarve si Macgonical, Soros, etj. Çka nuk është e vërtetë, nëse heqim Shqipëtinë këto deklarata i bëjnë politikanët e Hezbollah dhe Hamas në Lindjen e Mesme që sulmojnë reputacionin dhe imazhin e ShBA në Shqipëri dhe rajon”- tha ai.

Latest articles

Related articles