Do t’ia hedhë Xi Jinping presidentit Macron? Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së tyre në Pekin

Presidenti francez Emmanuel Macron, kishte shpresuar që vizita e tij në Kinë këtë javë do të demonstronte unitetin Europian dhe mbështetje për përpjekjen e tij për të rifilluar një bashkëpunim tjetër me ekonominë e dytë në glob. Për të nënvizuar këtë pikë, ai ka ftuar dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që t’i bashkangjitet atij në vizitën.e tij mes 5 dhe 7 Prillit. Çifti do të fliste me “një zë të unifikuar” u shpreh më herët Macron.

Vizita e përbashkët mund të dëshmojë të kundërtën, pra një tension në Europë se si duhet manaxhuar Kina, duke parë përshkallëzimin e konfliktit me SHBA dhe mbështetjen e saj për Rusinë në luftën në Ukrainë. Kontinenti ka disa qëndrime më të ashpra ndaj Kinës dhe kjo falë edhe presionit Amerikan.
Por sot e kësaj dite shumë qeveri të Europës dhe kompani janë të gatshme që të rilidhin edhe më shumë marrëdhëniet e tyre me Kinën ndërsa kjo e fundit po del nga izolimi tre vjeçar i ligjeve të saj drakoniane të pandemisë. Ato mbeten tejet të shqetësuara ndaj përpjekjes amerikane për të përmbajtur zhvillimin ushatarak dhe teknologjik të Kinës.
Presidenti Macron, e ka kryer vizitën e tij të parë në Kinë në vitin 2019, ndërsa znj von der Leyen e ka zhvilluar udhëtimin e saj inagurial në rolin e saj dhe me gjasë do të shpalosë një spekatkël uniteti gjatë takimit trepalësh që ndodh në 6 Prill (pra, sot). Në veçanti, ky takim duket se do të shtyjë përfaqësuesit nga Europa që t’i kërkojnë Xi pozicionim e qartë të Kinës për të mos furnizuar me armë vdekjeprurëse Rusinë dhe për ta shtyrë atë që të bëjë më shumë për të mbyllur kapitullin e luftës në Ukrainë.
Në një sfidë të kohezionit perëndimor dhe në prag të nisjes për në Kinë, presidenti Macron bisedoi me presidentin e SHBA, Joe Biden. Të dy shprehën “dëshirën e përbashkët për të përfshirë Kinën dhe për të përshpejtuar fundin e një luft në Ukrainë”. Ndërkohë që Znj. von der Leyen, bisedoi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ajo u shpreh se BE dëshironte “një paqe të drejtë që respekton sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial.”
Në Pekin, Macron dhe von der Leyen mund të jehojnë thirrjet e perëndimit për një maturi më të madhe në lidhje Taivanin, ishullin vetqeverisës që Kina pretendon ta ketë nën vete. Presidenti i saj, Tsai Ing-ëen, ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesive në SHBA, , Kevin Mçarthy, në Losa Angeles. Kina ndërkohë ka kërcënuar me “masa të ngjashme”. Ajo nuk ka saktësuar se cilat janë këto, por kur paraardhësja e Mçarthy, Nancy Pelosi, vizitoi në gusht ishullin, Kina sulmoi me raketa mbi ishullin dhe simuloi një bllokadë.
Por ndërsa vizita e liderve europianë po ecën, diferencat me Kinën bëhen më të forta dhe të dukshme. Macron do të shoqërojë Xi në një vizitë në jug të Kinës, aty ku i ati i Xi JIn Ping ndërmorri hapat e parë të një reforme të hapjes së tregut. Macron po udhëton atje me 53 anëtarë të ekzekutivit. Shumë marrëveshje biznesi pritet që të firmosen. Kjo nuk do të thotë që Macron është kaq i dashuruar me Kinën. Por ai kërkon “një autonomi strategjike” për Europën dhe Franca duhet të jetë “një fuqi balancuese”. Ndryshe nga shumë politikanë ameriaknë, ai nuk kërkon që ta izoloojë dhe përmbajë Kinën. Por ai sheh mundësinë tek Kina që kjo të jetë “njeriu i ndryshimit të lojës” në lidhje me Ukrainën.
Mirëpo ndryshe qëndron situata me znj. von der Leyen, që me çduket ka nisur të mërzisë Kinën dhe zyrtarët e saj duke pasur një qasje më konfrontuese. Në një fjalim të mbajtur në 30 mars, ajo tha se Europa kërkonte një “de-riskim” më shumë se sa një “ndarje” të marrëdhënieve të saj me Kinën. Por ajo kërkoi për masa më të mëdha kontrolli të marrëdhënieve tregtare mes Kinës dhe Europës. Ajo gjithashtu i dha zë skepticizmit në lidhje me planin e paqes në Kinë, që u propozua në shkurt. Ajo u shpreh se qëndrimi i Kinës në këtë luftë do të ishte një “faktor përcaktues” në marrëdhëniet e saj me BE-në.
Disa anëtarë të BE e konsiderojnë qëndrimin e saj shumë të afërt me të Biden dhe administratës së tij. por në fjalën e saj ajo reflektoi një qëndrim të sjelljes ndaj Kinës që fundja e ka e gjithë Europa. Ky ndryshim ka nisur që përpara se të fillonte lufta në Ukrainë, një shqetësim i vazhueshëm mbi çështje që lidhen me tregtinë dhe gjtihashtu edhe influencën politike të Kinës por edhe operacionet e saj të spiunazhit..
Në 2019 Këshilli Europës deklaroi se Kina është “një sistem rival”. Një zhvendosje drejt të parit të Kinës me një sy skeptik është përshpejtuar kohët e fundit, veçanërisht në Europën lindore dhe qendrore ku Kina ka dështuar që të përmbushë premtimet e saj për përfitime ekonomike. Shumë prej tyre tanimë janë lidhur më ngushtë me SHBA si pasojë edhe e luftës në Ukrainë.
Kina duket se është stepur nga toni i fjalimt të znj. Von der Leyen. Ai “përmbante një numër të madhë keqpërcaktimesh dhe keqinterpretimesh të politikave kineze” u shpreh ambasadori i kinez në BE, Fu Cong. Një zhgënjim i tyre me të ka qenë sugjerimi që Marrëveshja Bashkëpunuese e Investimeve (CAI) me Kinën do duhet të rishihej. Ajo marrëveshje u arrit në 2020 por u fut në sirtar pasi Kina vendosi disa sanksione ndaj entiteteve Europiane dhe politikanëve në përgjigje të sanksioneve të BE ndaj disa zyrtarëve kinezë të përfshirë në abuzimin e të drejtave të njeriut në Xinjiang. Diplomatët kinezë kanë sugjeruar kohët e fundit ngritjen e dyanshme të sanksioneve për të rigjallëruar CAI.
Fjalimi i saj mund të ketë komplikuar jo pak planet e Macron. Ai ka shpresuar që të dëshmojë një farë uniteti që ai nisi të ndërtonte kur Xi shkoi në Paris në 2019, dhe kur i siguroi atij se Gjermania dhe vendet e tjera të BE ishin aty për t’iu bashkuar atij. Vjeshtën e shkuar Macron dëshironte të zhvillonte një udhëtim të përbahskët me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Por ky i fundit insistoi të shkonte i vetëm.
Në teori, fjalimi i znj von der Leyen mund t’i bëjë punë ende Macron duke e zhvendosur vëmendjen nga përpjkejet e tij për të rigjallëruar marrëdhëniet tregtare dhe duke inkurajuar z. Xi që ta konsiderojë vizitën e tij një sukses. Kina gjithnjë e më shumë e sheh Macron si avokatin e saj më të madh në Europë, ndërsa Gjermania, partnerja e saj më të madhe ekonomike, duket se është në mes të një debati të nxehtë mbi strategjinë e saj ndaj Kinës.
Në të njëjtën kohë, Macron është në një presion të madh për të arritur sukses në këtë vizitë pasi në shtëpi ai po vuan protestat e mëdha që po zhvillohen në kuadër të reformës së tij të pensioneve. Atij i duhet të shkojë pak më shumë se sa një qëndrim i Kinës kundër kërcënimeve nukleare apo sulmeve të tilla nga ana e rusisë, qëndrime që Xi i bëri gjatë vizitës së Scholz.
Një mundësi është që z. Xi të ndërmarrë një betim personal, të ngjashëm me atë që kanë marrë disa zyrtarë kinezë, për të ndaluar armatimin e Rusisë. Një tjetër mundësi është që z. Xi të organizojë një takim virtual me Zelensky. Disa zyrtarë të lartë kanë pritur që herët a vonë pas vizitës së Xi në Moskë të kemi një të tillë.
Gjithsesi, Xi do të shmangë ndonjë fjalë që mund të minojë marrëdhënien e tij me presidentin rus, Putin. Kur kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, vizitoi Pekinin në 30-31 mars, ai i kërkoi Xi që të fliste me Zelenskin dhe i rekomandoi liderit të Ukrainës një plan paqeje, një i tillë që kërkonte rikthimin e kufirit të vendit përpara 2014. Por nuk morri asnjë përgjigje zyrtare nga Kina.
Nëse z. Xi nuk fiton disa pikë në Ukrainë, vizita e Macron mund të ngrejë moralin e europianëve që janë në facor të një ri-angazhimi ekonomik me Kinën dhe mund të shqetësojë ata që janë më pranë SHBA- sidomos në rastin e një fitoreje të Donald Trump në 2024. Kjo nuk do të rrëzonte trendin e qendrimeve të forta ndaj Kinës në Europë por mund të limitonte shpejtësinë dhe qëllimin e ndryshimeve. Ai mund të komplikonte edhe përjekjet e Biden për të pasur Europën me vete nëse, siç pritet, do të ketë shtrëngime edhe më të mëdha ndaj tregtisë teknologjike me Kinën.
Nëse Macron dështon për të marrë qoftë edhe një koncesion lietarl në lidhje me Ukrainën, ai mund të dobësojë edhe më tej marrëdhëniet tregtare me Kinën. Ai mund të përballet akoma më shumë me kritikët që do të kujtojnë edhe dështimin e tij për të bindur Putin që të mos shkonte në luftë. Z. Xi padyshim që do përpiqet të përfitojë nga çdo sinjal francez në lidhje me vullnetin e tyre për t’u rilidhur me Kinën nga ana ekonomike, shprehet Noah Barkin nga Rhodium Group. “Pyetja është; a do t’i ofrojë Macron diçka atij pa marrë gjë në shkëmbim?”

Latest articles

Related articles