Demokratë, votoni listën e këshilltarëve të PD-së!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me 14 Maj 2023 zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Demokratët shqiptarë duhet të votojnë Bejkon dhe kandidatët e tjerë per kryebashkiak dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të bashkive, atë të Partisë Demokratike institucionale e ligjore. Duhet të veprojnë kështu sepse nëse votohet lista e aleancës së Foltores me Partinë e Lirisë, kjo do t’i bënte dëm shumë të madh vetë demokratëve më shumë se kujdo tjetër.

Demokratë, mos e bëni për së dyti herë këtë gabim të madh, ashtu sic e bëtë kur votat tuaja e bënë faktor politik Ilir Metën , dhe prej votave tuaja në vitin 2013 LSI mori 18 deputëte , dhe më keq akoma këta deputetë socialiste të Metës tradhtuan Partinë Demokratike dhe bashkëqerverisën me Partinë Socialiste, votat tuaja pastaj Ilir Metën e bënë edhe kryetar parlamenti , edhe president me propozim dhe me mbështetjen e Edi Ramës.

Demokratë , Partia Demokratike është kjo që drejtohet nga kryetari ne detyrw z.Alibeaj e që njihet e mbështetet fort nga SHBA. Demokratë, cdo njëri prej jush ka dinjitetin dhe personalitetin e vet, ka interesin e vet, interes i cili gjëndët brënda interesave të PD-së e publikut.Nuk ka pse të votohet ashtu dhe si don interesi personal i këtij apo atij individi, aq më keq kur ai është i padëshirueshëm dhe i shpallur “non grata” nga SHBA.

Votoni për kandidatët dhe për Elitën e Re Politike të PD-së që fatmirësisht ka në krye individë e personalitete të tilla si Basha, Alibeaj,Bejko, Tabaku, Bardhi etj.

Latest articles

Related articles