Gjykata i konfuskon durrsakut “Chrysler”-in dhe pronën (Emri)

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka përfunduar gjykimin në shkallë të dytë duke lënë në fuqi vendimin e konfiskimit të pasurisë së Arian Plakut nga Durrësi.

Me anë të vendimit gjyqësor të mësipërm është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i pasurive në zotërim të Arian Plakut, si më poshtë:

Pasuria e paluajtshme nr.24/190-N5, zona kadastrale nr.8512, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m², ndodhur në lagjen nr.1, rruga “Taulantia”, pallati 12 katësh, kati I, Durrës.

Pasuria e luajtshme e llojit automjet i markës Chrysler, modeli Sebring, me targa AA137PT.

Për administrimin e pasurive të konfiskuara është ngarkuar Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Latest articles

Related articles