Armand Duka më i votuari me 45 vota si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA

Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, është rizgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit, UEFA, me 45 vota, 9 më tepër se 4 vite më parë kur fitoi këtë post për herë të parë.Ky mandat katërvjeçarë në organin më të lartë të UEFA-s ka qenë pas një garë relativisht më të thjeshtë se në mandatin e parë kur ishte debutues. Në garë për antarët në Komitetin e ri Ekzekutiv të UEFA-s ishin 11 kandidatura për 8 vende.
Gjithashtu në këtë kongres u rizgjodh për një mandat katërvjeçar edhe presidenti Alexander Ceferin, i cili për këtë mandat të ri deri në vitin 2027, nuk pati garë sepse ishte kandidat i vetëm, duke u rizgjedhur me duatrokitjet e sallës.

Latest articles

Related articles