Keqpërdori të dhënat e fëmijëve, Tik Tok gjobitet me 12.7 milionë paund

TikTok është gjobitur me 12.7 milionë paund për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, tha mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.

Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për shpërndarjen e videove shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave, duke shtuar se shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020, shkruan BBC.

ICO zbuloi se faqja e ndarjes së videove përdorte të dhënat e fëmijëve nën moshën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve. TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar të kësaj moshe të përdorin platformën në vitin 2020.

TikTok tha se kishte “investuar shumë” për të ndaluar hyrjen e personave nën 13 vjeç në këtë faqe interneti.

Pavarësisht nga rregullat e TikTok që kërkojnë që fëmijët nën 13 vjeç të kenë pëlqimin e prindërve për të përdorur platformën, ICO tha se shumë ishin në gjendje të krijonin llogari pa këtë.

Latest articles

Related articles