Thaçi në Hagë: Jam i pafajshëm! Prova më e madhe është historia e Kosovës

Hashim Thaçi ka dëshmuar përpara gjykatës së Hagës, ku tha se është i pafajshëm dhe se prova më e madhe është historia e Kosovës, për të cilën tha edhe se është një histori suksesi.

“Jam i pafajshëm për të gjitha këto akuzë po jam gati të përballem me këtë sfidë të re. Do të kem sukses, për familjen, popullin dhe vendin tim. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politikisht kur u pushkatua familja Jashari. Populli i Kosovës bënë atë që do bënte çdokush. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot, jam i lumtur që Kosova është e pavarur, demokraci. Kosova është histori suksesi.

Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe axhenda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Emocionet, motivet të secilit karakter politik nuk duhet të nënkuptohen si fakte. Kjo vlen për disa botime apo në opinione të aktorëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike, jo çdo pjesëtar i luftës s’ka qenë bashkudhëtar me ne.

Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë por ne kemi dëshmi historikë dhe faktike të regjistruar atë kohë. Më vjen keq që s’dëgjojmë dot Albright në këtë sallë dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjerë. Adem Demaçit, Rugovës etj. Ata do dëshmonin atë që kam bërë dhe thënë atë kohë. Besuam në vetën tonë për të qemë të lumtur. Pa ndihmën e SHBA-ve s’do ishim kurrë të lirë”,-tha Thaçi.

Latest articles

Related articles